Lajme

Zelensky fton Elon Musk të vizitojë Ukrainën

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka ftuar Elon Musk të vizitojë vendin e tij për të parë dëmin e shkaktuar dhe për të kuptuar situatën, pasi multimiliarderi sugjeroi një “plan paqeje” për Ukrainën.

Brenda planit, Musk kishte propozuar në mënyrë të diskutueshme që Ukraina t’i dorëzonte territorin Rusisë, ndërsa në komentet drejtuar shefit ekzekutiv të Tesla, Zelenskyy tha: “Nëse doni të kuptoni se çfarë ka bërë Rusia këtu, ejani në Ukrainë dhe do ta shihni këtë me sytë tuaj”, raportojnë mediat e huaja.

Musk më parë kërcënoi se do të tërheqë fondet për shërbimin e internetit Starlink në Ukrainë, i cili mbetet një mjet shpëtimi për ushtarët dhe civilët.

Ai argumentoi se Starlink po humbiste para, por më vonë u tërhoq nga kërcënimi dhe tha se “thjesht do të vazhdojë të financojë” shërbimin.

Në komente të tjera në samitin DealBook të New York Times, Zelenskyy tha se nuk besonte se Vladimir Putin do të përdorte armë bërthamore – pavarësisht frikës nga Perëndimi.

/Shqip.com