Lajme

Dita e 35-të e luftës: Biden – Zelenskyt: SHBA do t’i sigurojë Ukrainës 500 milionë dollarë “ndihmë direkte buxhetore”

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky

Forcat ruse në Ukrainën lindore raportohet se kanë bombarduar zonat e banuara të qytetit Luhansk të Lysychansk, sipas agjencisë së lajmeve Interfax Ukraine.

Kreu ushtarak rajonal i Luhansk, Serhiy Haidai, shkroi në kanalin e tij Telegram se granatimet filluan rreth orës 6:30 të mëngjesit me kohën lokale, shkruan BBC.

Haidai thotë se “ndërtesat e larta janë shkatërruar ndjeshëm” dhe “raportohen viktima”.

“Po saktësohet informacioni për numrin e të vdekurve dhe të plagosurve. Ka shumë rrënoja”.

Teksa po zhvillohet dita  e 35-të e luftimeve, disa njësi ruse janë kthyer në Bjellorusi pasi pësuan humbje të rënda në fushën e betejës në Ukrainë./Shqip.com

Lajmet nga dita e 34-të mund t’i gjeni këtu.