Lajme

Zelensky denoncon terrorin rus në fjalimin e OKB-së

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Rusinë për “krime kundër njerëzimit”, pasi që një breshëri raketore shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike në të gjithë Ukrainën, raporton BBC.

Ai i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së përmes videolidhjes se “formula e terrorit” ruse kishte detyruar “miliona njerëz të qëndronin pa furnizime me energji, pa ngrohje, pa ujë” në të ftohtë nën zero.

Nga sulmet raketore të paktën u vranë shtatë persona dhe ermocentralet bërthamore dolën jashtë linjës.

“Të tre termocentralet ende nën kontrollin e Ukrainës u shkëputën nga rrjeti dhe uzina e Zaporizhzhia – më e madhja në Evropë – u detyrua përsëri të mbështetej te gjeneratorët me naftë për të fuqizuar sistemet e saj të ftohjes dhe pajisjet kryesore të sigurisë”, raporton tutje BBC.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ka shprehur shqetësim të madh për centralin e kontrolluar nga Rusia në Zaporizhzhia, i cili ka pësuar dëme nga granatimet e përsëritura.

Moldavia, shteti fqinje i Ukrainës, përjetoi gjithashtu ndërprerje masive të energjisë elektrike, por nuk u godit drejtpërdrejt.

/Shqip.com