Lajme

Zelensky bisedon me Papa Françeskun: Kemi nevojë për mbështetjen e liderëve shpirtërorë të botës

Presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelensky gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një bisede telefonike me Papa Françeskun.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Twitter.

“E informova Papën për agresionin që Federata Ruse po kryen kundër Ukrainës, për krimet e tmerrshme të Rusisë. Ne i jemi mirënjohës Papës për lutjet e tij për Ukrainën. Populli ynë ka nevojë për mbështetjen e liderëve shpirtërorë të botës, të cilët duhet t’i përcjellin botës të vërtetën për tmerret që agresori po kryen në Ukrainë”, ka shkruar në Twitter Zelensky.

Sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës kanë nisur që nga 24 shkurti./Shqip.com