Lajme

Zekthi: Foltorja, lëvizje e kotë dhe e izoluar ndërkombëtarisht – s’e mund dot Ramën

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Fitim Zekthi tha se është kundër bashkimit të Foltores me PD-në.

Ai thotë se Foltorja është një lëvizje e kotë, e izoluar ndërkombëtarisht dhe që nuk e mund dot Ramën.

“Obama përdori një shprehje madhështore në një fjalim në Kajro. Ne e shtrimë dorën por duhet të hapni grushtin. Bashkim është hapja e grushtit. Foltorja ka një gjuhë lincuese dhe bolshevike dhe kush mendon ndryshe është armik i tyre. Unë nuk besoj fare te bashkimi.

Demokratët janë njerëz të thjeshtë, kanë vetëm një shqetësim si e si të krijohet mundësia që një opozitë e drejtë të rrëzojë qeverinë. Nëse demokratët kanë shkuar në një masë të madhe te Berisha, nuk kanë shkuar se bien dakord por sepse mendojnë se është forca më kryesore për të mundur Ramën.

Gjë që është e pavërtetë sepse ajo forcë nuk e mund dot Ramën. Një forcë e izoluar ndërkombëtarisht, në atë masë shkatërrimtare sot Berisha dhe partia e tij, nuk mund të fitojë dot në Shqipëri dhe në asnjë vend.Është lëvizje politike e kotë. Ajo bën zhurmë, ka njerëz, trazon politikën, bën marrëveshje me Ramën por nuk është alternativë politike sepse është izoluar ndërkombëtarisht dhe nuk ka zgjidhur dhe nocionin më themelor, është në përplasje të qartë me tezat kryesore të perëndimit dhe SHBA-së.

Pra për demokratët nëse do të binden se Basha dhe PD e kanë seriozisht, kanë disa ide të mira, ata do të vijnë këtej’‘, tha Zekthi në intervistën për “Special Report”.

I pyetur nëse qëllimi i Gazment Bardhit është të marrë drejtimin e Foltores, Zekthi tha se Bardhi mund të ketë ëndërr ta arrijë një gjë të tillë por nuk mund të manipulojë dot Berishën për këtë gjë.

“Ai vetëm personale i ka qëllimet. Ajo lëvizje nuk do të dalë dot kurrë nga kontrolli i Berishës. Nëse do të kishte një synim të tillë Berisha, do e kishte jetësuar gjatë këtyre viteve kur nisi Foltoren. Por Bardhi kërkon një rol të rëndësishëm. Nuk e përjashtoj që në pjesë të pjesë të fshehta të ndërgjegjes së vet të ketë ëndërr që të marrë në dorë atë parti.

Pra, fillimisht ta bindë Berishën, dhe më pas gradualisht të hajë dhe të tjerët dhe të bëhet kryetar. Por unë mendoj se Berisha është i pakubueshëm nga Bardhi, sado që të ketë talent për të bërë spërdredhje politike. Ai më shumë e bën për këtë gjë që të dëshmojë zell te Berisha, para atyre që i ka sharë se ai është njëri prej tyre.

Lufta themelore në opozitë është midis Bashës dhe Berishës, ata që nuk e kuptojnë dhe duan ta fshehin e kanë gabim. Kjo luftë po zhvillohet në një fazë të avancuar dhe Bardhi ka zgjedhur qe të shkojë në anën e Berishës por për qëllime jo politike”, u shpreh Zekthi.

/Shqip.com