Lajme

Zeka: Drejtësia e ka kthyer Milaimin e humbur

Milaim Zeka gjatë ditë së djeshme është liruar nga akuzat për vizat.

E lidhur më këtë, sot përmes një statusi në Faceboook, Milaim Zeka ka reaguar lidhur më këto akuza.

“Qe kur ma ngritën akuzën e turpit, se gjoja kisha mashtruar njerëz për viza, se gjoja kisha shpërla para të pista e kisha ndihmuar terrorizmin, se gjoja i isha shmangur tatimit, ecja poshtë e lartë po pa veten time. Më kishte humbur ai Milaimi i humorit, i bisedave serioze, i skenave te llojllojshme’’ ka shkruar Zeka.

Lexo edhe:
Reagon Milaim Zeka pasi gjykata e liroi nga akuza për mashtrim me viza

Ai ka thënë se në pesë vitet e fundit është shndërruar në një njeri të vdekur.

‘’Pesë vite isha shndërruar në një njeri të vdekur i gjalle. Asgjë nuk më dukej interesant. Asgjë nuk më shijonte. Kisha sharë me gjuhën time, e kisha mallkuar me fundin e barkut të gjyshës time, Nanës Ide, e cila me thoshte: “Kënd e mallkon me fundin e barkut, Zoti e dënon”!’’ ka shtuar më tutje Zeka.

Ai në fund ka thënë se drejtësia e ka rikthyer  Milaimin e humbur./Shqip.com