Lajme

Zejnullahu: Asnjë gjykatë nuk mund ta rishkruaj historinë e UÇK-së

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Florentë Zejnullahu ka vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga vetë Zejnullahu në rrjetin social në Facebook.

“Sot, bashkë me Babin ishim në vizitë te Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryetari Kadri Veseli. Aty takuam edhe Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Nasim Haradinajn dhe Hysni Gucatin”, ka shkruar Zejnullahu.

Zejnullahu ka thënë se asnjë gjykatë në botë nuk mund ta rishkruaj historinë e UÇK-së

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe e drejtë! Asnjë gjykatë në botë nuk mund ta rishkruajë historinë e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe t’i shlyejë krimet kundër njerëzimit e gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë”, ka thënë Zejnullahu

Të gjithë ishin mirë me shëndet, plotë energji dhe të vendosur. Krenarë dhe të forte, ka shtuar më tutje Zejnullahu./Shqip.com