Lajme

Zbulohet sasi e madhe e narkotikëve në vlerë mbi 30 mijë euro

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për përfshirje në trafikim me narkotik.

Aksioni është zhvilluar në Gjilan dhe pos të arrestuarve është konfiskuar substancë heroinë prej 1,549.2 gramë me vlerë rreth 34.400 euro, substancë kokainë me peshë 54.7 gramë në vlerë rreth 5400 euro, para të gatshme të konfiskuara prej 2.010 euro, armë e shkurtër dhe 1 karikator me 15 fishekë, tri peshore elektronike, një telefon mobil dhe një veturë me targa vendore.

Të gjithë të dyshuarit e përfshirë janë recidivist ku edhe më herët nga DHTN-Gjilan kanë qenë të arrestuar për vepra penale të narkotikëve.

Në konsultim me prokurorin kompetent, pas intervistimit katër të dyshuarit e lart-cekur ndalohen për 48 orë dhe rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente të antidrogës.

/Shqip.com