Rozë

‘Zbulohet’ pse u largua Big Mama nga shtëpia e famshme

Big Mama

Big Mama është larguar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, pas një debate të ashpër që kishte me Antonela Berishen.

Mirëpo për këtë largimin tre javë më parë u diskutua në një live në Instagram ku ishin Veseli, Ardit Çuni dhe Tea e “Big Brother”.

Aty u diskutua për hyrjen e  Big Mamës, e cila u fut atë natë dhe Arditi u shpreh se e sheh në finale, ndërsa Veseliu kundërshtoi një gjë të tillë.

Ish fituesi i “Big Brother Albania”, tha se Big Mama largohet pas tri javësh, që i bie të premten, 24 dhjetor.

Kaq ishte biseda duke mos dhënë detaje nëse ai di diçka më shumë rreth kësaj teme, por ajo që përkon me këtë deklaratë është se Big Mama është në nominim dhe rrezikon vërtetë të dalë.

Në një intervistë ai ka thënë se pret që Big Mama të largohet dhe ajo u largua tashmë.

“Po, e vumë bast live në instagram me një ish banor të “Big Brother VIP” që thoshte se Big Mama është në finale, ndërsa unë thashë që nuk rri më shumë se 3 javë. Sot, me datë 24 bëhen 3 javë që ka hy Bigu mbetet të shihet a do e fitoj bastin ”, u shpreh ai.

Vesel Kurtishi

Kjo gjë ka rezultuar e vërtetë, më që raste fansat kanë thënë se hyrja dhe dalja e Big Mamës ka qenë marrëveshje me produksionin./SHQIP.com