Sport Ndërkombëtar

Zbulohet ish-lidhja “horror” e të dashurës së tenistit me aktorin: Kishe kukulla për të ushtruar dhunë, sinqerisht dridhesha

Tommy Paul është aktualisht tenisti numër 29 në ranglistën botërore dhe ai mori vëmendjen e duhur kur mposhti Rafael Nadalin në “Masters” që u mbajt në Paris.

Por, më pas, mori vëmendja edhe e dashura e tij 24-vjeçare, Paige Lawrence, shkruan Shqip.com.

Paige duket e lumtur me lidhjen me tenistin pas ndarjes nga aktori Armie Hammer.

Ajo së fundmi ka zbuluar detaje të frikshme nga lidhja me aktorin e sipërpërmendur.

Paige pretendon se Hammer mbante kukulla në bodrumin e shtëpisë ku mësonte se si t’i lidhte gratë për t’i torturuar.

“Më tha se në bodrum të shtëpisë kishte kukulla për të ushtruar dhunw. Sinqerisht dridhesha. Ishte e çuditshme për mua, nuk kam dëgjuar kurrë për diçka të tillë”, tha ajo.

Gra të shumta kanë bërë akuza ndaj Hammer, duke e akuzuar atë për mesazhet shqetësuese për kanibalizëm, fantazi për përdhunim e pirje gjaku.

Paige tashmë u nda me të dhe duket e lumtur në krahët e tenistit të njohur.

/Shqip.com