Rozë

Zbulohet data kur starton “Për’puthen 3”

Emisioni 'Perputhen',

Emisioni shumë i dashur për publikun shqiptar “Për’puthen”, është gati për të filluar.

Siç është bërë e ditur nga autorja e këtij program, Olsa Muhameti formati i dashurisë fillon më 6 shtator.

Ditën e sotme është zbuluar edhe promoja e emisionit  ku shihet moderatorja,Bora Zemani, e ulur para një tavoline të mbushur me dosje.

Kjo sezone e emisionit vazhdon pas dy të tjerave që kanë qenë shumë të suksesshme.

Gjatë kësaj kohë autorja së bashku me disa nga ish-konkurrentët kanë mbajtur edhe edicionet për përzgjedhjen e konkurrentëve të rinjë.

Olsa në një përgjigje të kthyer për fansat e saj ka treguar se tashmë ka përzgjedhur 16 djem dhe 4-5 vajza, por ka treguar se aplikimet do të vazhdojnë prap./SHQIP.com