Zbulohet data e publikimit e “Joker: Folie à Deux”
Publikuar:
(04.08.2022 12:14:11)

“Joker: Folie à Deux” do të shfaqet në kinema në vitin 2024.
Vazhdimi, i cili e sheh rikthimin e Joaquin Phoenix do të debutojë në ekran më 4 tetor të vitit 2024 – saktësisht pesë vjet pas publikimit të filmit të parë.
Vazhdimi i filmit “Joker” të vitit 2019 do të jetë një muzikal (origjinali ishte krejtësisht një dramë e errët dhe e ashpër), ku pritet që protagoniste të jetë Lady Gaga.

“Joker” supozohej të ishte një film i pavarur, por pasi u vlerësua globashit, me më shumë se 1 miliard dollarë dhe i dha Phoenix një Oscar, një vazhdim i tij u paracaktua.
Natyrisht, aktori po kërkon para të mëdha për të ripërsëritur rolin e tij si Arthur Fleck; Paga e Phoenix për “Folie à Deux” do të jetë 20 milionë dollarë.