Zbulohet data e lansimit të projektit në mes të Noizyt dhe Yllit
Publikuar:
(31.03.2023 16:56:48)

Yll Limani dhe Noizy shumë shpejtë do të sjellin projektin më të ri.
Kënga më e re e rap-artistit dhe këngëtarit mban titullin “Yalla” dhe do të jetë pjesë e albumit të Noizyt “Alpha”.
Ky projekt pritet të jetë gati me videoklip më 7 prill – që si i tillë është konfirmuar edhe nga vet Ylli.

“Yalla/7 prill”, ka shkruare Ylli në mbishkrimin e postimit teksa shihej në një vend malor.
Ndryshe, ky bashkëpunim vjen pas atij “Alkool” që ka rezultuar shumë i suksesshëm.
/Shqip.com