Rozë

Zbulohet data e koncertit të Unikkatil në Prishtinë

Reperi shqiptar Unikkatil po vjen me koncert të madh në Prishtinë.

“Kosova Fighting Series” këtë vit po rikthehet me një edicion të ri.

Artisti do performojë në KlanArena me datë 1 gusht të këtij viti.

Këtë e kanë bërë të ditur organizator të këtij evenimenti me anë të postimeve në rrjetet sociale.

Ndryshe, ky do të jetë sezoni i dytë i kësaj ngjarjeje që u mbajt edhe në të kaluarën në Kosovë.

Ndërkohë, “Po eci” është projekti më i fundit nga reperi i lansuar para dy muajve./Shqip.com