Rozë

Zbulohet banorja e parë që do të jetë pjesë e “Big Brother VIP 2”

Big Brother

Të hënën është organizuar festa e shumëpritur nga Big Brother.

Prezentë kanë qenë ish-banorët si dhe një numër i të ftuarve, të cilët janë figura të njohura për publikun.

Për “Ftesë në 5”, moderatorja e emisionit, Arbana Osmani, zbuloi se ‘BBV’ do të nisë në fund të janarit të vitit të ardhshëm.

Mirëpo përveç kësaj është zbuluar personazhi i parë që do të bëhet pjesë e “Big Brother VIP 2”.

Bëhet fjalë për këngëtaren Keisi, e cila njihet ndryshe edhe si e bija e Sabianit.

Ishte pikërisht ky i fundit që e ka bërë të ditur, duke u shprehur se: “Keisi e ka marrë vendimin që do të jetë pjesëtarja më e re e Big Brother VIP 2”.

I pyetur se çfarë do të ndodhte nëse Keisi do të dashurohej aty brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Sabiani tha:

 “Keisi do të futet pa korniza, mund të bëjë gjithçka aty brenda, brenda normave. Të dashurohet, si t’ia thotë e bardha zemër”.

Ndryshe, Sabiani është eleminuar disa javë para finales.

Ai fillimisht herën e parë është rikthyer me biletën e kthimit, por që më pas nuk arriti që ta prek finalen e madhe./SHQIP.com