Kulturë Kino

Zbulohen imazhet e para të “Joker: Folie à Deux”

Filmi “Joker” është rikthyer me “Joker: Folie à Deux”.

Regjisori Todd Phillips postoi një foto të Joaquin Phoenix, me mbishkrimin: “Dita 1. Djali ynë”

Në vazhdimin e filmit që mori “Oscar”, në vitiin 2019,  pritet të luajnë Phoenix, Lady Gaga si Harley Quinn, Zazie Beetz si Sophie Dumond, Brendan Gleeson dhe Catherine Keener.

Filmi vjen pasi Joker i Phillips, fitoi 1 miliard dollarë.

Filmi i parë ndoqi një stand-up komedian aspirues si “klloun” dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Një aluzion për vazhdimin mund të jetë gjithashtu në emrin, “Folie à Deux”, i cili i referohet një termi mjekësor për një çrregullim mendor identik ose të ngjashëm që prek dy ose më shumë njerëz, zakonisht anëtarët e një familjeje të ngushtë.

/Shqip.com