Kulturë

Zbulohen detaje për koncertin e Dua Lipës në Tiranë

Këngëtarja e mirënjohur nga Kosova, Dua Lipa, do të përformojë në skenën shqiptare, në Tiranë, për nder të 28-nëntorit.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion velizaj në një intervistë për News 24, ka zbuluar se hyrja në koncert do të jetë falas.

“Koncerti i Dua Lipës në Tiranë është falas, sepse ajo përfundon turin e saj botëror. Ne duam t’i ftojmë të gjithë. Edhe ne përfundojmë turin tonë të Tiranës, Kryeqyteti Evropian i Rinisë. Dua përfundon turneun e vet, kështu që vendosëm t’i bashkojmë këto përfundime iniciativash të jashtëzakonshme në Tiranë, në ditën më të bukur në botë, që është Dita e Pavarësisë, 28 Nëntori. Duam që e gjithë dita të jetë me aktivitete”, theksoi Veliaj.

Sipas tij, koncerti do të fillojë në ora 20:00.

Ky koncert po mbahet në kuadër të turneut “Future Nostalgia”, të Dua Lipës.

/Shqip.com