Zbulohen bisedat lidhur me ngjarjet e 21 janarit ku katër protestues u vranë

Pas 12 vitesh, zbulohet regjistrimi audio, i urdhërave të dhëna nga Garda e Republikës për ekzekutimin e 4 protestuesve në Bulevardin “Dëshmoret e Kombit”.
Për Aleks Nikën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Hekuran Dedën ende nuk ka asnjë drejtësi, ndërsa familjarët presin që kjo të ndodh sa më shpejt.
Kaseta nr.1 A
Komandanti i Gardes Ndrea Prendi:
“Te mbahen armet ne dore gati per zjarr.
Te mbahen armet ne dore gati per zjarr ne ajer.
Pastaj kur te them une ne trup”.
Ndrea Prendi:
“Artan(Artan Hoxho, zv/komandanti i Gardes) degjon?
Artan degjon?
Artan Hoxha zv/komandanti i Gardes:
“Degjoj, degjoj”
Ndrea Prendi:
“Me te kaluar gardhi i telave do hapet zjarr luftarak”.
Artan Hoxha:
“Kuptova, kuptova”
Ndrea Prendi:
“Ky eshte urdheri.
Dashamir degjuat?!
Dy efektiva te njesise speciale, Alfred(Alfred Ahmetcenaj)
ta ta ta gjakos(urdheri per te vrare)”.
Audio:
“Menjehere degjohen te shtena tek e tek, serish degjohen 8 te shtena radhazi nje nga nje”.
Ndrea Prendi:
“Alfred?
Alfred Ahmetcenaj:
“Po degjoj(degjohen 2-3 te shtena tek e tek)”
Ndrea Prendi:
“Kujdes municionin!
Kujdes municionin!”
Ne vijim pauze e gjate ne radio.
Kaseta nr.1 B
Ndrea Prendi:
“Alfred degjon?”
Alfred Ahmetcenaj:
“Po degjoj”
Ndrea Prendi:
“Po afrohen shume.
Duhet te jeni gati per zjarr”.
Alfred Ahmetcenaj:
“Po te kuptova drejt”.
Ndrea Prendi:
“Alfred, grupi i njesise speciale, keta te porta numer 2”.
Alfred Ahmetcenaj:
“Po te kuptova”
Ndrea Prendi:
“Nje grup i vogel”.
Alfred Ahmetcenaj:
“Po ju kuptova”…..…..
Komunikimet (urdherat) jane dhene vetem me radio nga komandanti i Gardes per vartesit e tij, raporton Albeu.
Në anën tjetër, Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në një dalje për mediat lajmëroi se ka bërë gati padinë të ngritur siç tha ai në prova të reja për ngjarjen e 21 Janarit të vitit 2011.
Manja i bëri thirrje SPAK-ut që të hetojë provën e re të depozituar nga PS-ja, ndërsa theksoi se duhet të merren në pyetje ata që dhanë urdhrin për të qëlluar Garda e Republikës.
/Shqip.com