Lajme Ballkan

Zaev uron për përvjetorin e alfabetit të Gjuhës Shqipe

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka uruar për Ditëne  Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Sot bëhën 113 vite nga Kongresi i Manastirit ku ishte standarlizuar alfabeti i shqipes.

“Me shpalljen e 22 nëntorit si Dita e Alfabetit shqip dhe kremtimin e kësaj feste të rëndësishme për komunitetin shqiptar si pjesë përbërëse e thesarit gjuhësor dhe kulturor të Maqedonisë së Veriut, konfirmojmë se gjuha dhe shkronja janë ura për lidhje duke qëndruar mes traditave, kulturave dhe trashëgimisë shpirtërore”, ka shkruar Zaev në Facebook.

Mbi këtë urim, Zaevi theksoi se këto janë vlera evropiane e mbi këto parime të multietnicitetit mund të ecin përpara Bashkimit Evropian.

“Kremtimi i vlerave kulturore, ngjarjeve dhe traditave të të gjitha bashkësive etnike, përfshirë atë shqiptare, është në thelb, në thelb të shoqërisë sonë multikulturore. Është kontribut i fuqishëm për një të ardhme prosperuese dhe mirëqenie të të gjithë qytetarëve”.

“Angazhimi ynë është të ndërtojmë dhe ushqejmë një shoqëri në mënyrë të barabartë për të gjithë dhe të ndërtojmë një shoqëri civile duke respektuar dallimet etnike, kombëtare, fetare dhe kulturore”.

“Ky është unifikimi dhe thelbi i komunitetit tonë që është ndërtuar me shekuj dhe përfaqëson një angazhim për të ardhmen tonë të përbashkët. Ju uroj festën – ditën e alfabetit shqip të gjithë pjesëtareve komunitetit shqiptar dhe të gjithë qytetarëve”, theksoi ai. /Shqip.com