Youtube largon “Stories” brenda qershorit
Publikuar:
(27.05.2023 10:00:00)

Youtube ka paralajmëruar mbylljen e aplikacionit që ju mundëson publikimin e videove të shkurta.
Mbyllja e tyre do të ndodh nga 26 qershori dhe vendosja e “stories”, do të nis të hiqet gradualisht dhe të gjitha “Historitë e YouTube” të shpërndara më 26 qershor do të skadojnë pas shtatë ditësh.
YouTube beson se postimet e tij në vecorinë e quajtur ‘Komunitet’, janë të shkëlqyera për ndarjen e “përditësimeve të lehta” dhe fillimin e diskutimeve mes ndjekësve, ndërsa Shorts ofrojnë më shumë trafik dhe abonentë sesa Stories.

YouTube Stories u prezantua fillimisht në vitin 2017 si formë ‘Reels’ përpara se të riemërohej në Stories një vit më vonë.
/Shqip.com