Yllit nuk po i zbehet shkëlqimi
Skuadra nga Suhareka e siguroi biletën për në finale
Publikuar:
(14.05.2022 21:08:23)

Sezoni i ri, historia e vjetër.
KB Ylli është në finale të play-offit.
Skuadra nga Suhareka ka triumfuar në kryeqytet ndaj Prishtinës me rezultat të thellë 56-75.

Ylli ishte ekip më i mirë qysh nga fillimi i ndeshjes, e deri në fund – duke mos e vënë në dyshim për asnjë moment epitetin e fituesit.
Ky takim – u ndërpre për disa momente, për shkak të rrahjes së dy tifozëve në tribuna, por kjo nuk e shpërqendroi ekipin mysafir që kishte udhëtuar vetëm për fitore.

Tashmë, në finale do të takohen me fituesin e ndeshjes Peja-Trepça, ku favorit në letër janë mitrovicasit pasi po triumfojnë 2-0 në ndeshje totale. /Shqip.com