Ylli po “ndriçon” në Ligën Unike

Kampionët nuk po ndalen dot.
KB Ylli, të hënën mbrëma e shënoi fitoren e radhës në Ligën Unike.
Skuadra nga Suhaereka triumfoi ndaj Kamza Basket, me rezultat 89-75.
Ky takim që u zhvillua në kuadër të gjiros së pestë, solli një lojë të fortë, ndërsa pikët u arkëtuan nga skuadra kosovare.
Në çerekun e parë, Kamza ishte më e mirë në parkët dhe po triumfonte me rezyltat 16-24.
Por, nuk arritën që ta ruajnë epërsinë deri në fund,
Deri më tani, Ylli ka realizuar katër fitore – në pesë takime të zhvilluara.
Ndërsa, ka vetëm një humbje. Javën e ardhshme do përballet me Tiranën në palestrën “Asllan Rusi” në kryeqytetin e Shqipërisë.
Në anën tjetër, Kamza nuk po kalon edhe aq formë të mirë.
Nga pesë ndeshje ka arkëtuar dy fitore dhe tri humbje.
Në takimin tjetër, Tirana e mposhti Teutën me rezultat 72:79./Shqip.com