Ylli mundet nga Niners Chemnitz në FIBA Europe Cup
Publikuar:
(23.11.2022 20:46:09)

Kampioni i Kosovës, Golden Eagle Ylli ka pësuar humbje nga Niners Chemnitz me rezultat 72:101 (24:24, 13:34, 13:20, 22:23), në ndeshjen e pestë të grupeve në FIBA Europe Cup, shkruan Shqip.com.
Te Golden Eagle Ylli u dalluan Malcolm Armstead me 18 pikë dhe Henrik Sirko me 12, kurse te mysafirët më i miri ishte Arnas Velicka me 13 pikë e dhjetë kërcime.
Ylli ka një fitore e katër humbje në grupe, kurse Niners tri fitore e dy humbje.
Ndeshjen e ardhshme dhe të fundit në grupe, therandasit e zhvillojnë ndaj Bamberg, më 30 nëntor në Prizren.
/Shqip.com