Sport Shqiptar

Ylli i NBA-s përkrah lojtarin e Trepçës

Ylli i Houston Rockets, John Wall, ka përkrahur lojtarin e Trepçës, Rodney Purvis.

Purvis pati një paraqitje fantastike me 36 pikë në fitoren e Trepçës ndaj Pejës në Play-off-in e Superligës.

Wall përmes një postimi në Instagram ka komentuar paraqitjen fantastike të lojtarit të Trepçës.

“Po zotëri”, ka shkruar ai në njërin nga postimet.

Të enjten mbrëma u zhvillua ndeshja e dytë e serisë gjysmëfinale mes Trepçës dhe Pejës.

Ndeshjen e zhvilluar në “Minatori” e fituan vendasit pas dy vazhdimeve me rezultatin 107:105.