“Ylli i Javës” shkon për Simonovskin e Dritës
Publikuar:
(05.04.2022 13:04:59)

Të marten, Federata e butbollit të Kosovës ka ndarë çmimin “Ylli i Javës” së bashku me sponsorin e Superligës, BKT.
Këtë javë, çmimi xhiros së 27-të i takoi Marko Simonovskit të Dritës.
Maqedonasi shkëlqeu për “Intelektualët” duke shënuar dy gola në ndeshjen kundër Ulpianës si musafirë.
Në fitoren 3:2, Marko gjeti rrjetën në minutën e 25-të dhe të 59-të.
Drita tani gjendet në pozitën e dytë në tabelë me 49 pikë të grumnulluara.
Kurse, Ulpiana është e parafundit me24 pikë dhe rrezikon seriozisht rënien nga elita e futbollit Kosovar. /Shqip.com
