Ylli i futbollit italian pëson aksident me veturë derisa goditet nga një tramvaj

Futbollisti i Lazios, Ciro Immobile është aksidentuar me veturën e tij me një tramvaj.
Mediat në Itali raportojnë se Immobile është goditur teksa tramvaji ka hyr në semafor të kuq, shkruan Shqip.com.
Në videot e publikuara, Immobile shihet duke rrëfyer atë që ndodhi: “Tramvaji kaloi në semafor të kuq. Për fat ndihem mirë, vetëm më dhemb krahu”.

Image: Getty Images
Immobile po e çonte familjen në një festë. Sipas asaj që raportohet në Itali, ishte tramvaji që nuk respektoi dritën e kuqe.
Sulmuesi dhe familja e tij aktualisht ndodhen në urgjencën për masa paraprake.
Përtej një dhimbjeje të vogël në krahun e italianit, askush nuk u lëndua rëndë.
Disa persona që ndodheshin brenda tramvajit u shtruan në spital, teksa edhe ata kanë probleme të vogla.
/Shqip.com