Ylli eliminohet nga BBVK2
Publikuar:
(20.01.2024 01:02:23)

Një prej lojtarëve të konsideruar nga shumëkush favorit, Ylli Dervishi, i njohur me nofkën Buci, është eliminuar nga gara për çmimin e madh.
Fillimisht eliminimit i shpëtoi Blerando, derisa në garë mes Yllit dhe Santianës, fitoi kjo e fundit.
Ylli përshëndeti gjithë banorët përjashtimisht Santianën me të cilën kishte një përshëndetje të ftohtë.
Dyshja që ishin aleatë të fortë, javën e fundit kanë pasur përplasje të ashpër, e cila vazhdoi edhe në natën e sontme.
Në studio pas eliminimit, Ylli ka thënë se nuk e priste fare që ai të eliminohej nga gara, madje gjendja e tij nuk dukej e mirë për çka dhe kërkoi të pinte ujë për ta marrë veten.
/Shqip.com