Ylli e deklason Prishtinën – në ndeshjen e parë gjysmëfinale
Publikuar:
(07.05.2022 22:19:39)

Kampioni nuk po ndalet.
KB Ylli është fitues i ndeshjes së parë gjysmëfinale të play-off të Superligës së Kosovës në Basketboll.
Në ndeshjen e zhvilluar sonte në Suharekë, vendasit ishin më kërkues qysh nga fillimi dhe e arritën qëllimin.
Madje, thuajse për asnjë moment në këtë takim – epiteti i fituesit nuk u vu në dyshim.
Basketbollisti më meritor për këtë fitore ishteHenrik Sirko, i cili regjistroi 17 pikë shtatë kërcime dhe gjashtë asistime.
Teksa, te Prishtina u dallua Biram Faye me 11 pikë e 12 kërcime.
Prishtina – mund të shpresojë për ndonjë rikthim në kryeqytet – por bazuar në formën aktuale – diçka e tillë duket e vështirë. /Shqip.com