Ylli Bajraktari – shqiptari në krye të projektit që do të transformojë politikat madhore të SHBA-së
Ish-drejtori i kompanisë ‘Google’, Eric Schmidt, ka zgjedhur shqiptarin Ylli Bajraktari, të jetë në krye të Projektit Special të Studimeve Speciale (SCSO), që do të rekomandojë strategjitë dhe politikat vendimtare afatgjata të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Siç shkruan portal ‘Illyria’, Bajraktari ka punuar në dy administratat e presidentëve Barack Obama dhe Donald Trump dhe së fundi ka qenë figurë kryesore në zyrën e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare Gjeneralit H. R. McMaster.
“Për të drejtuar këtë nismë vizionare, ish-bosi i Google-t ka zgjedhur ekspertin shqiptaro-amerikan Ylli Bajraktari që ka punuar në dy administratat e presidentëve Barack Obama dhe Donald Trump dhe së fundi ka qenë figurë kryesore në zyrën e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare Gjeneralit H. R. McMaster. Historia e tij dhe e vëllait të tij, Ylber Bajraktari, si emigrantë lufte që u ngjitën në shkallët e larta të administratës amerikane është bërë e njohur në shumë gazeta të vendit”, shkruhet në këtë artikull.
Më tutje deklarohet se ish-shefi i kompanisë ‘Google’ e ka imituar projektin e mendimit politik të kohës së Luftës së Ftohtë përshtatur sipas sfidave të sotme dhe e ka zgjedhur Ylli Bajraktarin “si Henry Kissinger i kohës sonë”. /Shqip.com