Ylli arrin marrëveshje me Rashun Davis

Kampioni i Kosovës Golden Eagel Ylli ka vazhduar të përforcojë skuadre.
Ata kanë transferuar basketbollistin Rashun Davis.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi me anë të një postimi në faqen zyrtare të Facebok.
“Ju njoftojmë̈ se kemi arritur marrëveshje me Rashun Davis i cili së fundmi ka luajtur tek SZTE Szedeák të Hungarisë”, ka shkruar Ylli.
Ylli nuk e ka filluar fare mirë stinorin e ri në të gjitha garat.
Skuadra nga Suhareka fillimisht u mposht nga Rahoveci në Superligën e Kosovës në basketboll, pastaj u mposht edhe nga Sigal Prishtina në xhiron e dytë.
Ylli po ashtu ka pësuar humbje në Ligën e Kampionëve, pasi u mposht nga Benfica në ndeshjen e parë.
Ndeshjen e radhës kampioni aktual i Kosovës e ka kundër Pejës, në kuadër të xhiros së tretë./Shqip.com