Yll Limani dhe Ermal Fejzullahu paralajmërojnë super bashkëpunim
Publikuar:
(23.11.2021 17:35:10)

Këngëtarët, Ylli Limani dhe Ermal Fejzullahu janë ndër zërat më të njohur të muzikës shqiptare.
Ata në Instagram kanë njoftuar që kanë bashkuar forcat për ta sjellë bashkëpunimin projektin e titulluar “As 1 Minutë”, të vizualizuar më videoklip.
“Po vjen se shpejti”, ka shkruar Ermali në mbishkrimin e paralajmërimit, por duke mos japur detaje më tepër.
View this post on Instagram
Ndryshe, projekti i fundit i Ermalit është bashkëpunimi me Gjiko-n, “Sa t’kom dasht”, këngë e cila deri më tani numëron mbi 17 milion klikime.
Ndërsa projekti i fundit i këngëtarit Ylli Limani është bashkëpunimi me Elvana Gjatën: E di x Marre, këngë të cilat ishin hite verore dhe po vazhdojnë të dëgjohen ende./SHQIP.com