Yaremechuk – në përkrahje të Ukrainës
Futbollisti i Ukrainës, Roman Yaremchuk shënoi golin e barazimit për Benfican të mërkurën – mbrëma dhe hoqi fanellën – për të shfaqur stemën e kombit të tij.
Gjesti i lojtarit ukrainas gjatë barazimit 2-2 të Benfica-s me Ajax-in në ndeshjen e 1/16-tës së Ligës së Kampionëve tërhoqi vëmendjen e tifozëve.
Me skuadrën e Yaremchuk në prapavijë, sulmuesi 26-vjeçar ishte në gjendje të merrte një top në minutën e 72-të për të barazuar ndeshjen.
Ai e festoi golin – në mënyrë të veçantë.
Futbollisti kishte veshur treshen e Ukrainës nën fanellën e skuadrës së tij.
Ai u fut si zëvendësues në minutën e 62-të dhe shënoi golin e tij 10 minuta më vonë.
Futbollistët që përfaqësojnë kombëtaren e Ukrainës kanë pasur një javë të vështirë duke luajtur për klubet e tyre përkatëse, duke u shqetësuar edhe për atdheun e tyre. /Shqip.com