Lajme

Yamanaca: Japonia do të vazhdojë mbështetjen për zhvillimin e sistemit shëndetësor të Kosovës

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, ka takuar z. Keisuke Yamanaca, i ngarkuar me punë në Ambasadën e Japonisë.

Në këtë takim është diskutuar për sistemin shëndetësor në Kosovë dhe ndihmën e shtetit të Japonisë.

“Duke e parë rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme që shteti i Japonisë ka dhënë për Kosovën, ministri Latifi, falënderoj Qeverinë e Japonisë për kontributin, sidomos gjatë pandemisë ku Japonia ka mbëshetur Kosovën me pajisje, aparaturë të nevojshme dhe barna anti Covid-19, jo vetëm QKUK-në, por edhe spitalet rajonale”, thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se  i ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë, z. Keisuke Yamanaca, shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Japonisë që ta  mbështes Kosovën edhe më tutje në zhvillimin e sistemit shëndetësor./Shqip.com