Sport Shqiptar

Xhudistët anglezë po marrin pjesë në Kampin Ndërkombëtar të Xhudos në Pejë

Kampi Ndërkomëtar i Xhudos

Peja është mikpritësja e Kampit Ndërkombëtar në Qendrën Nacionale të Xhudos.

Qyteti i i rrafshit të Dukagjinit ka mbledhur shumë ekipe të xhudos për këtë event.

Përveç Kosovës, atje po marrin pjesë shtete si Anglia, Sllovenia, Çekia dhe Kroacia.

Pamje nga Kampi i Xhudos

Në këtë Kamp po marrin pjesë edhe Ekipi Olimpik si Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova e Loriana Kuka.

Kampi përgatitor po udhëhiqet nga trajneri më i mirë në botë për xhudo, Driton Kuka.

Aty po marrin pjesë xhudistë të dyja gjinive dhe të moshave e peshave të ndryshme.

Stërvitjet janë të formatit ‘të butë’, duke mos rrezikuar kështu ndonjë lëndim eventual për pjesëmarrësit.

Pamje nga Kampi i Xhudos

Kjo është një mundësi e mirë e xhudistëve tonë të përgatitën për garat që i presin në vijim.

Përndryshe, Kampi Ndërkombëtar do të zgjasë për një javë. /Shqip.com