Xhiro e fundit e Europaligës

Europaliga do rikthehet sonte, me xhiron e fundit të fazës së grupeve.
Kryendeshja e kësaj gjiro pritet të zhvillohet në Spanjë, ku Real Sociedadi e pret PSV-në, me fillim nga ora 18:45.
Momentalisht, Sociedadi është në vendin e tretë të Grupit B, me gjashtë pikë të grumbulluara, pas pesë ndeshjeve të zhvilluara
Për baskët nuk ka opsion tjetër përpos fitores, përndryshe do të eleminohen nga kjo garë.
Në pesë takime të zhvilluara kanë arkëtuar vetëm një fitore, janë mposhtur tri herë, kurse janë ndarë baraz tri herë.

Në anën tjetër, skuadra holandeze ka regjstruar dy fitore, dy barazime dhe një humbje.
Elementi i vetëm që e bën skuadrën e Adnan Januzajt favorite në letër është fakti që luajnë si vendas dhe do e kenë përkrahjen e publikut.
Lider në këtë grup mbetet Monaco me 11-të pikë, ndërsa në vendin e fundit është Sturm Graz, me vetëm një pikë.
Të gjitha ndeshjet që do zhvillohen sonte në Europaligë:
Lyon – Rangers
Sparta Prague – Broendby IF
Legia Weszawa – Spartak Moscow
Napoli – Leicester City
Fenerbahce – Eintracht Frankfurt
Royal Antwerp – Olympiacos
Lazio – Galasataray
Marsielle – Lokomotiv Moscow
Ludogoretsk Razard – FC Midtjylland
SC Braga – FK Crvena Zveza
Celtic – Real Betis /Shqip.com