Xhimshiti: Short i vështirë për Shqipërinë – do “luftojmë” për çdo pikë

Rusia, Islanda dhe Izraeli janë kundërshtarët me të cilët do përballet Shqipëria në Ligën e Kombeve.
Në një prononcim për Fshf.org, shtylla e mbrotjes së kuqezinjëve, Berat Xhimshiti ka folur rreth këtyre ndeshjeve që e presin kombëtaren shqiptare.
Berati tha se ky short është i vështirë dhe do të dhurojë emocione.
“Për mendimin tim, shorti i Nations League më duket i vështirë për Shqipërinë, por në të njëjtën kohë do të na dhurojë emocione mjaft të bukura sa i përket sfidave, që do të kemi, duke u përballur me këto skuadra që janë shumë të forta”, u shpreh ai.
Xhimishiti po ashtu shtoi se Shqipëria duhet të tregojë vlerat e saja në këtë kompeticion.

“Sigurisht, objektivat duhet t’i përcaktojmë me kalimin e kohës, por është e rëndësishme që ne të tregojmë se do të luftojmë për çdo pikë në këtë grup dhe të tregojmë vlerat tona, si edhe të konfirmojmë edhe një herë rritjen e Kombëtares shqiptaret në kohët e fundit”, tha 28 vjeçari për fund.
Shtatëgjati është duke kaluar formë fenomenale edhe në këtë sezonë me Atalantën.
Ai ka zhvilluar gjithsej 13-të ndeshje në Serie A – ndërsa ka edhe një asistim.
Xhimshiti konsiderohet të vlejë 22 milionë euro sipas “Transfermaket”./Shqip.com