Rozë

Xhensila Myrtezaj sapo bëri lëmsh rrjetin

“Lotët”, është projekti më i ri i këngëtares Xhensila Myrtezaji.

Sapo u publikua klipi, të gjithë fansat pohuan “njëzëri” se kënga është dedikim për Bes Kallakun, pas ndarjes.

“Edhe sa dhimbje do mbajë kjo zemër, se ti je dashni e vjetër, si ty nuk shoh unë dikën tjetër”, janë këto disa nga vargjet e këngës.

E pikërisht në 600 komentet e këngës në Youtube, Xhensila ka bërë like disa prej tyre, e aty ku përmendet Bes Kallaku.

Kjo situatë ka bërë lëmsh ndjekësit e çiftit, pasi ishte vetë Bes Kallaku që konfirmoi në Ferma VIP ndarjen.

Përndryshe klipi ka marrë dyzinë reagimesh negative nga komentuesit, të cilët kanë kritikuar përmbajtjen e klipit.

/Shqip.com