Rozë

Xhensila i kundërpërgjigjet Besit pasi e quajti mosmirënjohëse në këngën e re

Aktori Bes Kallaku dy ditë më parë publikoi një këngë në bashkëpunim me këngëtaren Eli Malaj. Besi këndon vetëm një pjesë në fund, ku gjatë rreshtave ai shprehet:

“Nga mosmirënjohja unë ta ktheva shpinën, a do të mbash mëkatin, apo do bësh viktimën?”

Vetëm kaq është dashur që fansat e tij të aludojnë se kënga e publikuar nga aktori është një dedikim për ndarjen me këngëtaren Xhensila Myrtezaj.

Kjo e fundit mesa duket i ka dërguar një mesazh ditën e sotme përmes një postimi në Instagram.

“Gjithmonë mbaj mend, ti je një diamant, askush nuk mund të të thyejë”, shkruan Xhensila.

/Shqip.com