Lajme

Xhelal Sveçla raporton para Komisionit për Administratë Publike

Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla sot gjatë ditës pritet të raportojë para Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.

Ky raportimi pritet të fillojë në ora 14:00.

Ditëve të fundit në veriun e Kosovës shumë zyrtarë policorë kanë qenë cak i sulmeve nga ana e grupeve kriminale serbe që veprojnë në atë pjesë.

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Zhvillim Rajonal

Ndërsa gjatë ditës së djeshme Ministria e Punëve të Brendshme, ka filluar trajnimin e zyrtarëve të Njësisë së Informacionit të Pasagjerëve (NJIP), në kuadër të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) për prezantimin e sistemit “ATS-G”./Shqip.com