Xhaka: Dua të arrij diçka të veçantë me Arsenalin

Është pjesë e Arsenalit që nga viti 2016.
Madje ishte edhe kapiten – derisa Unay Emery i largoi shiritin ng krahu, një muaj para se të shkarkohej.
Granit Xhaka kishte humbur respektin e “Gunners” pas një incidenti në tetor të vitit 2019, kur iu drejtua atyre me “f*** off” pasi ishte fishkëllyer.

Por, në një intervistë ai tha se tani ka vendosur që të kalojë kohë më shumë pranë tifozëve, raporton “Goal”.
“Dua të kem një marrëdhënie më të mirë me njerëzit jashtë, me tifozët”, tha Xhaka për “Players’ Tribune”.
“Për të qenë më afër me ta. Ne nuk i takojmë kurrë, nuk bëjmë kurrë një bisedë me ta. Ata po na shohin vetëm në fushë, për 90 minuta dhe mirupafshim”, u shpreh ai.

“Ata nuk e dinë si stërviteshim më parë, nuk e dinë si ndihesh, nuk e dinë nëse ke probleme me familjen, nuk dinë shumë aspekte”, shtoi 29 vjeçari.
Xhaka foli edhe për të ardhmen e tij te klubi londinez duke thënë se nuk do të largohet pa arritur diçka me ta.
“Pas sezonit kam ende dy vjet kontratë këtu. Jo, jo, dua të arrij diçka me këtë klub, diçka të veçantë. Para kësaj, nuk largohem”, përfundoi mesfushori.

Graniti ka 242 paraqitje për Arsenalin deri më tani, ku ka shënuar 13 gola dhe ka 22 herë të tjera ka shërbyer bashkëlojtarët.
Futbollisti me prejardhje nga Kosova u transferua në Angli për 45 milionë euro, nga Borussia Munchengladbach për 45 milionë euro, kurse vlera e tij aktuale në treg kap 20 milionë sosh, sipas “Transfermarkt“. /Shqip.com