Xavi: Sa i përket Haalandit nuk kam asgjë për të thënë

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka refuzuar të flas për kalimin e mundshëm të Erling Haaland te Barcelona.
Mirëpo ai ka lënë të kuptohet për interesimin e Barcelonës për të nënshkruar me sulmuesin e Borussia Dortmund.
Trajneri i Barcelonës i shoqëruar nga Jordi Cruyff thuhet se u takua me Haaland në Mynih të martën e kaluar.
Në konferencën për media para ndeshjes kundër Elches, Xavi u pyet për mundësinë e transferimit të 21-vjeçarit.
“Nuk mund të zbuloj detaje, por mund të them vetëm se po punojmë për të ardhmen e tanishme të klubit. Nuk mund të them më shumë, kur të mundem do të jemi të parët që do ta themi. Por, në këtë situatë për sa i përket Haaland, nuk kam asgjë për të thënë dhe asgjë për të njoftuar, vetëm se ne po punojmë për të mirën e klubit, për të ardhmen dhe të tashmen”, tha Xavi.
Barcelona duket e këndellur që nga ardhja e Xavi Hernandez si trajner, ndërsa në tri ndeshjet e fundit ka shënuar nga katër gola./Shqip.com