Xavi po i lë në stol – “shokët” e tij
Publikuar:
(28.08.2022 19:12:09)

Të dy i pati bashkëlojtarë.
Por, tashmë i ka ulur në bankën rezervë.
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez nuk e ka inkuadruar ende asnjë minutë Gerard Piquen – në sezonin e ri të La Ligës.

Teksa, që dy ndeshje rradhazi – edhe Jord Alba e ka humbur vendin e titullarit.
Pique – po shihet si zgjedhja e fundit – në qendër të mbrojtjes, ndërsa në vend të Albas po starton Alejandro Balde.

I vetmi futbollist që ka luajtur së bashku me Xavin së bashku dhe po starton edhe tash është Sergio Busquets.
Barça ka arkëtuar katër pikë nga dy ndeshjet e para, teksa sonte me fillim nga ora 19:30 përballet me Real Valladolidin./Shqip.com