Xavi i tregon derën gjashtë futbollistëve

Sezoni i ri do jetë një sfidë e madhe për Barcelonën.
Katalunasit janë në kërkim të rikhtimit të lavdisë – dhe merkato e verës duket shumë e “nxehtë” për ta.
Përderisa, emra si Lewandowski, Kounde e Raphinha po lakohen për të zbarkuar në “Camp Nou” – do të ketë edhe largime të shumta.
Media të ndryshme spanjolle kanë raportuar se Samuel Umtiti, Riqui Puig, Oscar Mingueza, Clement Lenglet, Wague dhe Neto nuk janë në planet e Xavi Hernandez.
Madje, po raportohet se trajneri spanjoll i ka kumtuar atyre që të mos paraqiten fare në fazën parasezonale.
Të lartcëcekurit nuk arritën asesi të fitonin minutazh të rregullt nën urdhërat e Xavit dhe tashmë duhet të kërkojnë skuadra të reja.
Të njëjtën rrugë mund ta ndjek edhe Martin Braithwait, ndërsa paraprakisht klubi ka zyrtarizuar largimet e dy të huazuarve Luuk de Jong dhe Adama Traore. /Shqip.com