Sport Ndërkombëtar

Xavi: Ansu Fati është i gatshëm të luaj si startues

Ansu Fati

Ansu Fatit i është rikthyer fati.

Futbollisti spanjoll ka lënë lëndimet prapa krahëve dhe tashmë është i gatshëm të luaj edhe nga minuta e parë.

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i skuadrës, katalunase, Xavi Hernandez – para takimit ndaj Victoria Pelzen – që zhvillohet të mërkuren mbrëma, në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

“Kam folur me Ansu, kam folur dje me të dhe ai është gati të luajë që në fillim”, potencoi Hernandez.

Teksa, shtoi se “është emocionalisht i fortë dhe ne shpresojmë që ai të hyjë më shpesh”.

Sulmuesi spanjoll ka zhvlluar katër ndeshje në La Liga – në këtë sezon, teksa ka regjistruar një gol dhe dy asistime.

Por, në asnjëren nga këto takime – ai nuk është inkuadruar nga minuta e parë.

Fati konsiderohet si një nga talentët më të mëdhenjë të dalë nga “La Masia” – teksa e mban numrin dhjetë në fanellë./Shqip.com