Will Smith dhe Martin rikthehen me “Bad Boys”
Publikuar:
(31.01.2023 18:54:07)

“Djemtë e këqij” po rikthehen zyrtarisht, me Will Smith dhe Martin Lawrence.
Ata njoftuan se do të ribashkohen për filimin e radhës të “Bad Boys”.
Sony Pictures konfirmoi se vazhdimi është në fillimet e para dhe skenari do të jetë i Chris Bremner.
Krijuesit e filmit drejtuan filmin “Bad Boys for Life” të vitit 2020, i cili ribashkoi Smithin dhe Lawrencen 25 vjet pasi filmi i parë “Bad Boys” u publikua në vitin 1995.

Menjëherë pasi filmi i tretë u shfaq në kinema, u bë e ditur se një film i katërt “Bad Boys” ishte në zhvillim.
“Bad Boys for Life” vazhdoi të fitoi 426.5 milionë dollarë në arkat botërore, si një nga filmat e fundit të epokës para pandemisë.
/Shqip.com