Wijnaldum lëndohet në stërvitje
Publikuar:
(21.08.2022 22:07:38)

Fati nuk është në anën e Georginio Wijnaldum.
Mesfushori holandez ka pësuar një lëndim – në seancën e sotme stërvitore me Romën.
Sipas njoftimit të dhënë nga klubi – ai ka pësuar një frakturë në tibinë – në këmbën e tij të djathtë.
Wijnaldum, në sezonin e kalur e djersiti fanellën e Paris Saint Germain – ku i zhvilloi 31 ndeshje në Ligue 1, shënoi një gol dhe bëri tre asistime që kur zbarkoi në “Parkun e Princave”.
Teksa, romakëve i është bashkuar në formë huazimi.
31 vjeçari ishte transferi i dytë në mesfushë për ekipin e udhëhequr nga Jose Mourinho, pasi paraprakisht romakëve i është bashkuar edhe Nemanja Matic./Shqip.com