Wijnaldum do të zbarkojë sot – në Romë

Paris Saint Germain – nuk doli të jetë zgjedhja e duhur për Georginio Wijnaldum dhe pas një sezoni ka vendosur të largohet.
Mesfushori holandez do t’i bashkohet Romës.
Madje, sipas Fabrizio Romanos – ky transferim ështe vetëm çështje orësh.
“Georginio Wijnaldum do të jetë në Romë në orët e ardhshme, testet mjekësore do të zhvillohen të premten në mëngjes dhe më pas ai do të zbulohet si lojtar i ri i AS Roma.
Kredi me opsion blerje për 8 milion €. Roma do të paguajë 5 milionë euro, rreth 50% të pages”, ka shkruar Romano.
Wijnaldum zhvilloi 31 ndeshje në Ligue 1, shënoi një gol dhe bëri tre asistime që kur zbarkoi në “Parkun e Princave”.
Teksa, nuk u përfshi fare në ekipin për Ligën e Kampionëve.
31 vjeçari do jetë transferi i dytë në mesfushë për ekipin e udhëhequr nga Jose Mourinho, pasi paraprakisht romakëve i është bashkuar edhe Nemanja Matic./Shqip.com