Wigermark: EULEX është duke monitoruar marrëveshjen për stikersat në targat e veturave
Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, tha se janë duke monitoruar zbatimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për targat në pikat kufitare, transmeton Shqip.com.
Përmes një postimi në Twitter, Wigemark u shpreh se EULEX-i do të vazhdojë të ndjekë zbatimin e kësaj marrëveshjeje.
“Ekipet tona monitoruese vizituan të gjashtë Pikat e Përbashkëta të Kalimit midis Kosovës dhe Serbisë sot për të shqyrtuar futjen e regjimit të ri të afisheve të targave. Sistemi i ri po funksionon dhe trafiku rifilloi në të gjithë CCP -të. @EULEXKosovo do të vazhdojë të ndjekë zbatimin e marrëveshjes”, shkroi ai.
Our monitoring teams visited all six Common Crossing Points between 🇽🇰 and 🇷🇸 today to examine the introduction of the new license plate sticker regime. The new system is working and traffic resumed at all CCPs. @EULEXKosovo will continue to follow the implementation. pic.twitter.com/RL2jpeFWEr
— Lars-Gunnar Wigemark (@LarsGWigemark) October 4, 2021
Ndryshe, të enjten në Bruksel u nënshkrua marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë ku parashihet që të gjitha veturave në targat e tyre t’iu vendosen stikersa (ngjitës).
Kjo ka ardhur pasi që Qeveria e Kosovës, më 20 shtator kishte vendosur masën e reciprocitetit me Serbinë ku parashihej që çdo veturë që hyn, t’i zëvendësoj targat me ato të përkohshme.
Të pakënaqur për këtë, serbët lokal kishin bllokuar rrugët që çojnë në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, duke mos lejuar kështu të qarkullojë asnjë veturë.
Për të mbikëqyrur situatën, Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës kanë qëndruar atje që nga vendosja e kësaj mase deri në nënshkrimin e marrëveshjes./SHQIP.com