Teknologji

WhatsApp do të lejojë që fotot të ndahen në cilësinë origjinale

WhatsApp, po punon që t’i lejojë përdoruesit të ndajnë fotot në cilësinë e tyre origjinale.

Për të ndihmuar në minimizimin e ngarkesës së serverit dhe për të kursyer hapësirë ​​në telefon, WhatsApp i zvogëlon të gjitha fotot e shpërndara përmes tij.

Ndërsa, tani WhatsApp po punon për të mundësuar ndarjen e fotove në cilësinë e tyre origjinale pa asnjë komplikim.

Opsioni i ri do të bëjë të mundur dërgimin e fotove me rezolucion të lartë.

/Shqip.com