Teknologji

WhatsApp bën sërish ndryshime

Meta e Mark Zuckerberg njoftoi së fundmi se WhatsApp së shpejti do të marrë një sërë përditësimesh për të përmirësuar funksionin e thirrjeve video, sipas The Verge.

Megjithëse funksionaliteti i thirrjeve video të aplikacionit tashmë ka disa veçori thelbësore, ai po shton edhe tre veçori të tjera që do të transformojnë përvojën e përdoruesve.

Një nga veçoritë e reja do t’i mundësojë WhatsApp-it të mbështesë deri në 32 persona në një telefonatë video në Mac dhe Windows.

Aktualisht, vetëm përdoruesit e Android dhe iOS janë në gjendje të shtojnë 32 persona në një telefonatë. Ndërsa, gjatë përdorimit të WhatsApp për Windows, përdoruesit mund të shtonin vetëm 16 persona në thirrje dhe tetë kur përdornin WhatsApp për Mac.

Funksioni i ri do ta ndryshojë atë duke mundësuar që aplikacionet Windows dhe Mac të WhatsApp të mbështesin shtimin e deri në 32 personave në një telefonatë video.

Aktualisht, përdoruesit e WhatsApp janë në gjendje të ndajnë ekranin e pajisjes së tyre në një telefonatë video, por pa ndarë audion e videos. Një nga veçoritë e reja që vjen në thirrjet video të WhatsApp-it i lejon përdoruesit të ndajnë ekranin e pajisjes së tyre në një video-telefonatë, si dhe audion e videos së përbashkët.

Së fundmi, një tjetër veçori që vjen në WhatsApp është se ai tani thekson folësin (personin që po flet) në një telefonatë video. Gjatë një videotelefonate, videoja e personit që flet do të shfaqet e para dhe do të rrethohet nga një kornizë e bardhë.

/Shqip.com